Home Lajme Mitrovicë, brenda tetë minutash gjenden dy të moshuar të vdekur në rrugë

Mitrovicë, brenda tetë minutash gjenden dy të moshuar të vdekur në rrugë

0
Mitrovicë, brenda tetë minutash gjenden dy të moshuar të vdekur në rrugë

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në Mitrovicë, teksa policia ka hapur rast për hetim të vdekjes, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka konfirmuar për Express, se personat janë të moshës së shtyre.

Ai tregoi se fillimisht u raportua për një person të pajetë në rrugën “Fadil Deliqi”, ndërsa një tjetër në atë “Ali Zeneli”.

Hetuesit janë duke vazhduar me detyrat e parapara, kurse trupat e të dy të ndjerëve tashmë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’ua kryer obduksionin.

Hetim i vdekjes Mitrovicë, 12, gusht 2023, Sot , rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën ‘ Fadil Deliqi”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin.   Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.

“Mitrovicë, 12 gusht 2023, Hetim i vdekjes Rruga “Ali Zeneli” Mitrovicë, Sot , rreth orës 17:20,  është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin.   Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”.

Exit mobile version