0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Mitrovicë: Arrestohen tre persona, u zunë duke vjedhur kompjuter e kalorifer

- Advertisement -

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar tre persona në flagrancë përderisa të njëjtit ishin duke kryer një vjedhje në një shtëpi.

Sipas policisë, arrestimi është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se tre të dyshuarit me forcë kanë hapur derën e shtëpisë ku kanë vjedhur një kalorifer dhe një kompjuter.

“Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do te procedohen në rast si prova materiale”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarve pas intervistimit  me aktvendim të prokurorit të rastit u është u është caktuar masa e ndalimit policor, ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit