9.7 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Mitrovica në festë, Trepça kampione e Kosovës në basketboll

- Advertisement -

Skuadra e Trepçës është kampione e Kosovës në basketboll për sezonin 2024/25.

Të mërkurën mbrëma, Trepça festoi në Mitrovicë pasi në serinë finale mposhti Bashkimin me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Në finalen e gjashtë, Trepça triumfoi ndaj Bashkimit në palestrën “Minatori” me shifrat 82:67.

Për Trepçën, ky është trofeu i tretë këtë sezon pas Superkupës dhe Kupës, ndërsa titullin e fitoi për herën e dytë rresht.

Mitrovicasit ishin më të mirë se prizrenasit dhe pothuajse dominuan gjatë tërë takimit, të cilin e fituan për ta mbrojtur titullin dhe për të festuar në Mitrovicë.

Shkëputjen në rezultat, Trepça e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me shifrat 18:8 dhe pastaj deri në fund të ndeshjes arriti ta menaxhoj rezultatin dhe lojën.

Michael Green me 19 pikë ishte më efikasi, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Drilon Hajrizi që pati 13 pikë.

Në anën tjetër, te Bashkimi u veçua Wendell Green me 20 pikë dhe Dirk Williams me 14 sosh, por që nuk mjaftuan për fitore dhe barazim të serisë finale.

Më këtë ndeshje, edhe zyrtarisht u mbyll sezoni 2024/25 i basketbollit kosovar, pëekatësisht Superligës që përgjatë tërë viti dhuroi ndeshje të forta dhe atmosferë të zjarrtë nëpër palestrat në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit