Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që nga data 11 mars 2024 të lirohen trotuaret, duke kërkuar largimin e kioskave, tavolinave e mallrave të tjera të vendosura përgjatë rrugës dhe shëtitoreve të qytetit.
Kjo është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të komunës ku është publikuar edhe vendimi.
“Me qëllim të krijimit të kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve në hapësirat publike, njoftohen subjektet afariste, shitësit ambulant dhe personat fizik që nga data 11.03.2024 të bëjnë lirimin e trotuareve, duke larguar nga rruga: kioskat private, tavolinat, mallrat e ekspozuara si dhe gjërat e tjera të vendosura në trotuare me qëllim të ekspozimit të mallrave përgjatë rrugës si dhe shëtitoreve të qytetit.” – thuhet në njoftim.
Veç kësaj, komuna ka bërë me dije që në rast të mosrespektimit të vendimit, inspektorët komunalë do të obligohen që të ndërmarrin veprime ligjore.
“Në rast të mosrespektimit të njoftimit të Drejtorisë së Inspeksionit, Inspektorët Komunal obligohen të ndërmarrin veprime ligjore deri në eleminimin e parregullsive.” – thuhet tutje.
Vendimi: