8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Mitrovica e Veriut e gatshme të hap Urën e Ibrit

- Advertisement -

Nga Komuna e Mitrovicës së Veriut për Tëvë1, kanë thënë se pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për mos hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, mendojnë se tani është koha për hapjen e saj dhe lëvizjen e lirë, por kjo të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar. E ekspertët e sigurisë, thonë se ajo mund të hapet në një të ardhme të afërt.

Është ura më e përfolur në vend.

E diskutimi për të u shtua së fundmi.

Në njërën anë Qeveria e Kosovës, mori masat që ajo të hapet për qarkullimin e veturave, pas plot 25 vjetëve.

Por, ekzekutivi u përball me reagim të ashpër të ndërkombëtareve që dolën kundër hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë.

E pavarësisht kësaj, nga Komuna e Mitrovicës Veriore, thonë se është koha për hapjen e urës që lidh veriun e jugun.

“Ne, veçse e kemi sjell vendimin, e presim zbatimin, por edhe me nivel qendror sigurisht, sidomos me QUINT-in, ju e dini qëndrimin edhe të ambasadës së Amerikës por edhe tjerat, që nuk është koha për hapjen e urës, por ne po mendojmë që është koha (për hapjen e urës), sepse është koha për lëvizjen e lirë, sepse vlerat demokratike e civilizuese duhet me qenë në rendin e parë”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin.

Uglanjin, thotë se pro hapjes janë edhe komuniteti serb.

Por sipas tij, të njëjtit po përballën me presionin nga Beogradi.

“Në bisedime, kur bisedojmë me qytetarët serbë të thjeshtë, nuk është pengesë, por siç e permenda janë ndikimet politike që serbët diktohet nga Beogradi për politikat e veta”, tha ai.

Se ura mund të hapet në një të ardhme të afërt, e thonë edhe ekspertët e sigurisë në këtë qytet.

Por, Arben Dashevci nuk e lidh vizitën e shefit të përgjithshëm të CIA-së në Kosovë, me hapjen e Urës së Ibrit.

“Definivisht do të jetë me koordinimin dhe do të hapet kjo simbolik që ka paraqit më përpara destabilizim dhe problem. Jam i bindur që ka kaluar në stadin sekondar dhe terciar, ka qarkullim të qytetarëve, duhet të ketë edhe të automjeteve, duhet të hapët gjithsesi por gjithmonë në koordinim me aleatin tonë të përjetshëm”, tha ai.

Së fundmi nga Qeveria e Kosovës është testuar edhe stabiliteti i urës, ku është thënë se ura është e gatshme për ta kryer funksionin e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit