11.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Mitiku “Bernabeu” tashmë “sold out”, plot 80 mijë tifozë presin Mbappe në Madrid

- Advertisement -

Nënshkrimi i ri “galaktik” i Real Madrid, Kylian Mbappe , është gati të ndjekë rrugën e idhullit të tij Cristiano Ronaldo. Sulmuesi qendror i lindur në ’98, për prezantimin e planifikuar nga klubi madrilen, arriti të përsërisë të njëjtën gjë si “legjenda” portugeze, më 6 korrik 2009, me mitikun spanjoll, “Santiago Bernabeu” do të jetë mbushur me kapacitet të plotë për prezantimin e “yllit” francez.

Ish-lojtari i PSG-së do të veshë fanellën me numrin 9 dhe për këtë arsye do t’i lërë Vinicius Junior atë numër ikonë që e bëri të famshëm, teksa pritet një sukses i madh i tij, me fanellën e “Los Merengues”.

Për një “Bernabeu” të shitur plotësisht, duhen duartrokitur tifozët madrilenë që blenë 80,000 bileta për prezantimin e Mbappe, prezantim që do të bëhet, të martën e ardhshme, më 16 korrik, në orën 12:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit