10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Mitchell thotë se masakra e Reçakut çoi në intensifikimin e tensioneve dhe se viktimat s’ishin pjesë e UÇK-së

- Advertisement -

Ish-zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell, ka thënë se viktimat e masakrës së Reçakut nuk ishin pjesë e UÇK-së, mirëpo ajo thekson se kjo ngjarje çoi në intensifikimin e tensioneve.

“U gjetën shumë trupa të vdekur rreth mbi 40 trupa të vdekur, mendoj se në mesin e tyre ka qenë edhe një grua e një fëmijë, doemos kishte shumë persona të vdekur. Shumë prej tyre kishin të shtëna më armë në kokë, ishin fshatarë të zakonshëm, nuk është se ishin me uniformat të UÇK-së, ndërkohë me shumë anëtarë të familjes biseduan e konfirmuan faktin se nuk ishin pjesëtarë të UÇK-së”, tha Mithcell.

Ajo tha se kjo ngjarje kishte çuar në intensifikimin e tensioneve në mes autoriteteve serbe dhe UÇK-së.

“Pra, kjo është shfaqur edhe në raportin e MVK-së dhe ambasadori Walker ka qenë shumë i ashpër. Kjo ka qenë masakra më e keqe ndoshta. Kjo çoi intensifikimin e tensioneve, çoi në zemërim sigurisht jo vetëm nga autoritetet serbe por edhe nga autoritetet e UÇK-së dhe për faktin që ata gjithsesi donin të krijonin prita, pavarësisht faktit që mund të kishte shpagim nga forcat serbe se kjo ishte një model që ishte përsëritur në të shkuar”, tha Mithcell.

Mitchell tha se një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja, ishte që t’ua zinte priten patrullave serbe të cilat më pas hakmerreshin.

“Nga mesi i janarit, ne kemi pasur numrin më të lartë të stafit të ardhur nga pushimet dhe u kthye pjesa më e madhe e stafit. Ekzistonte frika e ofensivës serbe nga autoritete serbe që kishte rritur tensionin në zonë. Një prej teknikave të përdorura nga UÇK-ja ishte që të zinte në pritë një patrullë serbe dhe të tërhiqej më pas dhe serbët më pas hakmerreshin dhe zakonisht hakmerreshin në zonat ose fshatrat që ishin rreth e çark vendit, ku ishin zënë në pritë”, tha Mitchell.

Ajo tha se një rast i tillë është edhe me masakrën e Reçakut, pasi një teknikë e tillë veçse ishte kryer nga UÇK-ja.

“Nuk ishte e thënë që domosdoshmërisht të kishte ushtarë të UÇK-së si kundërpërgjigje të shpagimit apo hakmarrjes së tyre. Në rastin e Reçakut, pas një ngjarje të tillë UÇK-ja kishte marrë një zonë të madhe në zonën e furnizimit në mes Serbisë dhe Kosovës, ku serbët po lëviznin trupat e tyre dhe kjo u konsiderua si shumë provokative, kështu që ne morëm raporte që pati sulme të autoriteteve serbe, nuk e mbaj mend raportin por një natë para se të ndodheshin ngjarjet në Reçaku, ne filluam të merrnim raporte për të shtëna të shumta zjarri në afërsi të Reçakut, kishte verifikues të MVK-së që ishin të pranishëm atje”, tha Mitchell.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit