-1.4 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Mitaj e Benzema kalojnë në gjysmëfinale të “Kupës së Mbretit” në Arabinë Saudite

- Advertisement -

U ndëshkua i pari me karton të verdhë.

Por reprezentuesin e Shqipërisë, Mario Mitaj, kjo nuk e ndali aspak për ta shfaqur një ndeshje të madhe në Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite.

Skuadra e tij, Al Ittihad, arriti ta sigurojë gjysmëfinalen, duke e mundur Al Hilalin, raporton Klankosova.tv.

Bashkëlojtari i Mitajt, francezi Karim Benzema e nisi “vallën” e golave në këtë ballafaqim, duke shënuar në minutën e 63-të.

Shifrat u barazuan kur Salem Al Dawsari, duke realizuar 9 minuta më vonë.

1-1 u mbyll koha e rregullt, derisa gjatë vazhdimeve të dyja ekipet shënuan përsëri.

Marcos Leonardo përmbysi rezultatin, duke i dhënë avantazhin Al Hilalit në minutën e 101-të, por sërish ish-ylli i Real Madridit doli në skenë, duke vendosur rezultatin përfundmitar 2-2.

Benzema realizoi edhe penalltinë e parë, duke i hapur rrugë fitores e cila u arritë me saktësinë nga pika e bardhë edhe të Vitinhas e Perreiras.

Kurse te kundërshtari i tyre, i vetmi që e konkretizoi në gol, goditjen nga 11 metra, ishte Milinkoviq-Saviq.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit