22.9 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

- Advertisement -

Al-Ittihad është shpallur kampion në Arabinë Saudite. Skuadra ku luan Mario Mitaj fitoi 1-3 në udhëtim te Al Raed.

Dhe pse asgjë nuk u duk e lehtë pasi vendësit shënuan të parët, skuadra e Mitajt ia doli të reagojë. Ky është titulli i 10-të për ta në historinë e klubit.

Mitaj, Benzema dhe pjesa  tjetër e grupit u panë mjaft të lumtur, kur kanë mbetur dhe 3 javë për t’u luajtur. Kujtojmë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u afrua në fillim të sezonit si huazim te Al Itihad, që më pas vendosi të blinte kartonin e tij nga  Lokomotiva e Moskës.

Të ngjashme

Të fundit