12.3 C
New York
Wednesday, October 29, 2025

Buy now

Mitaj asiston, Ronaldo eliminohet nga Kupa

- Advertisement -

Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo janë eliminuar nga Kupa e Mbretit të Arabisë Saudite pas humbjes 2:1 nnga Al Ittihadit, të martën mbrëma.

Ndeshja, e zhvilluar në kuadër të së tetës së finales, u hap me golin e Karim Benzemas në minutën e 15-të. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, asistoi për golin e dytë të Al Ittihadit në fund të pjesës së parë dhe u vlerësua me notën më të lartë të takimit.

Edhe pse Al Ittihad luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 49-të, pas përjashtimit të Ahmed Al Julaydanit, arriti ta ruajë epërsinë deri në fund.

Ndërkohë, Al Nassr mbetet në krye të kampionatit me 18 pikë, pas gjashtë fitoreve në po aq ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit