14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Misteri me Ronaldon, yllit portugez i kanë ikur nga duart 13 tituj në Arabi

- Advertisement -

Fati nuk është me Cristiano Ronaldon në aventurën e tij në futbollin arab.

Pas 10 fitoreve radhazi në 10 javët e para të sezonit, Al Nassr e ndërpreu këtë seri suksesesh në ditën më të papërshtatshme teksa u eliminua nga Al Ittihad në 1/8 e finaleve të Kupës së Arabisë.

Ky edicion i Kupës bëhet titulli i 13 që humbet Cristiano Ronaldo që deri tani ka fituar vetëm Kupën e kampioneve që në të vërtetë është një titull ‘jo zyrtar’ dhe është kataloguar si një ndeshje miqësore.

Ndërkaq, 40 vjçcari që kërkon të arrijë në 1000 gola të shënuar në ndeshje zyrtare e sheh skuadrën e tij në këtë moment në Ligën Arabe në krye të renditjes pas 6 javësh me 3 pikë me shumë se vendi i dytë, po kështu edhe në Champions League aziatike, por ky i fundit nuk është prioritar për Ronaldon që nuk është aktivizuar fare në të 3 ndeshjet e para.

Por nëse në nivel klubesh përsa i përket futbollit arab, Ronaldo është ‘i mallkuar’, krejt ndryshe është situata në përfaqësuesen portugeze, përcjell tch.

Këtë vit Portugalia fitoi UEFA Nations League për herë të dytë në historinë e saj pasi mundi në finale Spanjën me penallti me Ronaldon që shënoi golin e barazimit që coi ndeshjen në kohë shtesë.

Të ngjashme

Të fundit