21.7 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

“Misteri Flori – Elvana”: Postimi që ka ndezur rrjetin

- Advertisement -

Kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej disa kohësh është larguar nga skena dhe projektet e reja muzikore. Edhe postimet e tij në rrjete sociale janë bërë gjithnjë e më të rralla, çka ka shtuar kureshtjen e ndjekësve.

Së fundmi, ai ka ndarë në “Instastory” një audio që ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe ka hapur shumë diskutime.

Në të dëgjohet zëri, që ndjekës në rrjetet sociale po spekulojnë se ngjan me zërin e Elvana Gjatës, që thotë:

“A do t’a heqësh qafe si njeri apo e do… thuaj të drejtën tani.”

Ndërkohë një zë tjetër përgjigjet: “Se di.”

Menjëherë pas kësaj, audio kalon në disa vargje të njohura nga kënga e Florit, “Pa jetë”:

“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”

Audio mbyllet me një zë që shprehet: “Historinë nuk e bën dot vetë” dhe më pas një kor fëmijësh që këndojnë pjesë të së njëjtës këngë:

“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”

Ky postim i pazakontë ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Disa ndjekës e shohin si një paralajmërim për rikthimin e tij muzikor, të tjerë si një mesazh të koduar për Elvana Gjatën, duke ringjallur kështu edhe një herë thashethemet e vjetra rreth marrëdhënies së tyre./ E.K/

Të ngjashme

Të fundit