Dy “mbretëreshat” e bukurisë, Mariana Varela dhe Fabiola Valentin, të cilat kanë përfaqësuar respektivisht Argjentinën dhe Porto Rikon, kryesuan faqet rozë pasi kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.
Por tani dyshja kanë postuar disa foto në rrjetet e tyre sociale nga muaji i tyre i mjaltit. Varela ka ndarë me afro 300 mijë ndjekësit e saj, momentet më të bukura nga udhëtimi i tyre i parë së bashku.
Ishte revista “HOLA!” që raportoi se dy bukuroshet u takuan në konkursin e bukurisë Miss Grand International në vitin 2020. Fillimisht bukuroshet ishin mikesha, por kur miqësia e tyre mori përmasa të tjera ato vendosën ta mbanin lidhjen e tyre të dashurisë të fshehtë për një kohë të gjatë.
Varela përfaqësoi Argjentinën në Miss Universe 2019 dhe përfundoi në dhjetëshen e parë në Miss Grand International në 2020 . Valentin përfundoi gjithashtu në dhjetëshen e parë atë vit.