Ruajtja e një rajoni të sigurt, të qëndrueshëm dhe stabil në Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi e rëndësishme si për NATO-n ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu ka deklaruar Misioni i ShBA-së në NATO.
Ky mision ka bërë të ditur se këtë javë i kanë pritur gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor në selinë e aleancës veriatlantike në Bruksel.
“Këtë javë, ne pritëm gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor për një vizitë në selinë e NATO-s, duke theksuar dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor”.
“Gjatë vizitës, u theksua rëndësia e dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik ndërmjet NATO-s dhe vendeve të rajonit, duke nënvizuar angazhimin për vazhdimin e stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon”, thuhet në postim.