Misioni më i ri i Luizit në BBVA ka qënë të bëjë Kiarën të besojë se është i mërzitur me të, duke i’u sjellë ftohtë.
Mbrëmjen e djeshme Kiara i kërkoi të flisnin, por ai refuzoi duke thënë se dëshironte të flinte. I pyetur nëse këtë sjellje po e bëntë për lojë, apo e kishte në lidhje raportin e tyre, ai u shpreh se kishte të bënte pikërisht me raportin e tyre.
Mëngjesin e sotëm ata konsumuan kafen e mëngjesit bashkë, por sërish nuk patën komunikim.
Më pas Kiara ka nisur të shprehë ndjenjat e saj për të dhe i kerkoi të mos dyshoj te ajo, madje duke i’u betuar që e dashuron, por tha se kjo gjendje mes tyre po e frikëson.
Por ajo që moderatoren e tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.
Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të.
Luizi heshti për pak caste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.