2.8 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Misini: Kosova gjatë 2025 shiti 150 milion euro energji elektrike, por në natën e Vitit të Ri mbetëm pa rrymë

- Advertisement -

Në emisionin EURO n’7 është diskutuar gjithashtu roli i qeverisë dhe sfidat e bizneseve në Kosovë, si dhe premtimet e parealizuara të qeverisë Kurti.

Ekspertët e ekonomisë kanë kërkuar nga partitë politike që të kujtohen më shumë për bizneset dhe jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore, duke konstatuar se pjesa më e madhe e premtimeve të qeverisë aktuale nuk janë realizuar.

Shkumbin Misini, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me politikat ekonomike të ndjekura nga qeveria aktuale, të cilat sipas tij nuk kanë sjellë zhvillim dhe rritje të mirëqenies.

Sipas tij, një nga karakteristikat kryesore të fundvitit ishte mungesa e energjisë elektrike, dhe paradoksi është se produkti më i eksportuar i vendit gjatë vitit 2024 ka qenë pikërisht energjia elektrike.

“Qeveria thoshte se kemi mungesë të energjisë elektrike dhe duhet kursyer, ndërkohë që produkti më i eksportuar gjatë vitit 2024 ka qenë energjia elektrike, dhe asgjë më pak se 150 milion euro energji elektrike janë shitur gjatë vitit 2024. Ndërsa, në natën e Vitit të Ri, ne mbetëm pa rrymë. Ne që një muaj kemi pasur probleme me energji elektrike. Furnizimi i rregullt me energji elektrike është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Një shembull konkret i rritjes së kostos është që vetëm mirëmbajtja e një banese për një ditë ka rritur koston për 100 euro. Paramendoni sa është rritur kostoja për bizneset dhe jetesa e qytetarëve. Mungesa e energjisë ka goditur më së shumti bizneset prodhuese, ka ulur fitimin e tyre dhe ata nuk mund të bëjnë plane afatgjata, ndërsa shteti ynë shet energji elektrike,” ka thënë Misini.

Në anën tjetër, për profesorin universitar, është e pakuptueshme se si qeveria i lë pa rrymë qytetarët dhe në anën tjetër eksporton energji.

“Shteti ekziston për të shfrytëzuar sa më shumë burimet e saj natyrore dhe për të krijuar barazi. Unë nuk mund ta kuptoj si qeveria na ka lënë pa rrymë, ndërkohë që ka eksportuar energji për vendet e tjera. Për mua, qeveritë nuk e kanë primar përmirësimin e jetesës së qytetarëve të vet. Ky fakt, që ka eksportuar energji ndërkohë që qytetarët janë lënë në terr, flet shumë. Promotori kryesor i zhvillimit të vendit janë bizneset private, dhe mungesa e energjisë u ka shkaktuar atyre stagnim të madh,” ka shtuar Misini.

Përveç kësaj, KESCO dhe qeveria kanë qenë shumë jo transparente, duke mos njoftuar qytetarët se kur dhe pse do të ndalet rryma.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit