Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq po vazhdon me deklarimin e fjalëve përmbyllëse në Hagë.
Ai përmendi dëshmitë e ndërkombëtarëve si James Rubin dhe Wesley Clark, që sipas tij, tregojnë se ish-presidenti nuk ka kryer krimet për të cilat akuzohet, transmeton Klankosova.tv.
Mishetiq përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se Thaçi, përkundrazi ka bërë thirrje kundër dhunës.
“Thaçi nuk ishte person që mund të kryente dhunë”, citoi avokati dëshmitë e ndërkombëtarëve që ishin thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
I shtoi se prokuroria po tenton të hedh poshtë dëshmitë e tyre.
“pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marr parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione”, tha Mishetiq.
“Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së”, u shpreh avokati






