1.9 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Mishetiq e “skuq” ZPS-në, ia përmend dëshmitë e Clarkut për komunikatat e UÇK-së

- Advertisement -

Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar se ajo nuk mund të mbështet argumentet e veta.

“ZPS-ja nuk ka prova për të mbështetur argumentin e vet. Thelbi i dokumenteve është kaq i dobët, saqë po t’iu referohem këtyre dokumenteve, ZPS-ja do ta bëjë edhe më të dobët argumentin e vet. Në rastin më të mirë, argumentet e ZPS-së janë një harrnim dokumentesh që ua ka lënë juve që t’i mblidhni me njëra-tjetrën, dhe kjo nuk përmbush barrën e Prokurorisë”, u shpreh Mishetiq.

Pos tjerash, avokati thotë se Prokuroria e Specializuar vazhdon të pretendojë se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e UÇK-së.

Lidhur me këtë, ai përmendi dëshminë e ish-gjeneralit suprem të NATO-s, Wesley Clark, i cili pati deklaruar se ai vetë kishte informuar Sllobodan Millosheviqin për bombardimet në Serbi.

“ZPS-ja vazhdon të pretendojë që ndërkombëtarët nuk ishin të informuar me dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke cituar ndër të tjera edhe dëshminë e dëshmitarit Clark. Por, në qoftë se ju kujtohet dëshmia e dëshmitarit Clark lidhur me tri takimet e tetorit me Millosheviqin, ai na tha se në këto takime i ishte thënë Millosheviqit se NATO-ja do ta bombardonte vendin nëse Millosheviqi nuk do të ndërpriste luftimet ndaj Kosovës. Sigurisht që Millosheviqi ka qenë i informuar për komunikatat, se në fund të ditës Kosova ishte thjesht një provincë e Jugosllavisë”, tha Mishetiq.

Të ngjashme

Të fundit