Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, sot është duke bërë deklarimin përmbyllës para Gjykatës Speciale.
Misetic në vazhdimësi ka sfiduar pretendimet e Prokurorisë së Hagës. Në një pjesë të fjalës së tij, Misetic ka folur edhe për pretendimet e organit të akuzës së komunikatat e UÇK-së kanë nxitur krime.
Avokati mbrojtës i Thaçit ka thënë se nëse diçka e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë një gjë e tillë do të ishte dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dëshmuar para Hagës.
Misetic kur flet për Ruandën dhe Bosnje e Hercegovinën, thotë se atje ishte e qartë menjëherë se po bëhej retorikë nxitëse dhe nuk i është dashur komunitetit ndërkombëtar 20 vjet që ta kuptonte.






