Luiz Ejlli është shumë aktiv në rrjetet sociale me postime të shumta.
Në Instagram aty ku ndiqet nga një numër i madh njerëzish ditën e sotme ka publikuar një video prekëse me nënën e tij.
Nga mbishkrimi në video, duket se e ëma e artistit është duke ikur nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jeton prej vitesh.“Mirupafshim mami”, ka shkruar Luizi në videon ku nëna e tij fillimisht shfaqet duke e ‘goditur’ dhe më pas e puth dhe e përqafon.