29.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

“Mirupafshim Loredana”, Jozi Marku konfirmon lidhjen e re

- Advertisement -

Jozefin Marku, një nga ish-banorët më të komentuar të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me gazetarin Ronaldo Sharka, ku ka ndarë detaje të reja për jetën personale, karrierën muzikore dhe marrëdhënien e përfolur me këngëtaren e njohur, Loredana.

Në këtë intervistë, Jozi vendosi të flasë hapur për raportin me Loredanën, që u bë temë e nxehtë gjatë dhe pas përfundimit të reality show-t. I pyetur për historinë e tyre dhe për aludimet e fundit që lidhin Loredanën me reperin Don Xhoni, për shkak të komenteve të ndërsjella në rrjetet sociale, ai nuk nguroi të japë mendimin e tij.

“Ka marrë një rrugë jo të mirë, mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm dhe bën gjeste aspak të hijshme. Por secili ka jetën e vet. Janë disa gjëra që mua më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur po bëjnë diçka të madhe… i lëmë të bëjnë çfarë të duan” – u shpreh Jozi.

Ndërsa për unazën e dasmës simbolike që ata shkëmbyen brenda në shtëpinë e BBVIP, ai tha me humor: “Nuk e di ku ka mbetur. Me siguri diku në ndonjë cep, por duhet të interesohem që ta kthejmë tek vendi ose tek argjendaria”.

Në pjesën e fundit të intervistës, ish-banori zbuloi se është në një lidhje të re dashurie: “Po, jam në një lidhje prej disa kohësh. Nuk është pjesë e ekranit dhe nuk ka lidhje me botën e shoëbizit. Është shqiptare”.

I pyetur nëse kanë shkëmbyer unaza me partneren aktuale, Jozi tha se kjo është diçka që “do marrë kohën e vet”.

Me këtë intervistë, Jozefin Marku zgjodhi të hedhë dritë mbi zhvillimet më të fundit në jetën e tij, duke u distancuar nga spekulimet dhe duke konfirmuar një fillim të ri, qoftë në aspektin personal, qoftë në karrierën artistike.

Të ngjashme

Të fundit