Miroslav Klose nuk do të jetë më pjesë e klubit Altach.
Sipas raportimit nga klubi austriak, Miroslav Klose u shkarkua nga posti i trajnerit të Altach.
Altach sipas rezultateve të sezonit të rregullt të Bundesligës austriake zuri vendin e fundit, të 12-të.
Klose ishte në krye të Altach që nga korriku i vitit 2022. Nën drejtimin e tij, skuadra regjistroi 5 fitore dhe humbi 14 herë në 24 ndeshje në të gjitha turnetë.
Më parë, 44-vjeçari Klose ka qenë pjesë e Bayern duke drejtuar skuadrën e të rinjve të klubit gjerman.