20.1 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Mirlind Daku, mes më të paguarve në Rusi – vetëm dy futbollistë marrin më shumë

- Advertisement -

Mirlind Daku pritet të bëhet një nga futbollistët më të paguar në Ligën Premier Ruse (RPL), pas marrëveshjes së re të arritur me klubin Rubin Kazan.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2029 dhe përfshin një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh neto, pa përfshirë bonuset, një rritje e ndjeshme nga 700 mijë eurot që ai merrte më parë.

Me këtë marrëveshje, Daku pozicionohet menjëherë pas dy lojtarëve më të paguar aktualisht në kampionatin rus: Jhon Cordoba i Krasnodarit (4 milionë euro) dhe Wilmar Barrios i Zenitit (5 milionë euro).

Krahasimi tregon se Daku tashmë është në elitën financiare të ligës, duke reflektuar edhe rolin e tij si lider dhe golashënues kryesor i Rubinit me 25 gola dhe 12 asistime në dy sezonet e fundit.

Për dallim nga Daku, që zgjodhi të mbetet te Rubin, Cordoba dhe Barrios luajnë për skuadra që çdo vit luftojnë për titullin.

Megjithatë, Rubin po ndërton projektin rreth Dakut, duke e vendosur atë në qendër të skuadrës për sezonet e ardhshme dhe duke shtuar klauzolë largimi vetëm për klubet jashtë RPL-së.

Pavarësisht kësaj page të lartë, ekspertët e futbollit rus vlerësojnë se Daku e meriton investimin. Ai shihet si një sulmues i kompletuar dhe vendimtar për ambiciet e Rubinit në sezonin e ardhshëm.

Ish-trajneri i kombëtares ruse, Boris Ignatyev, pastaj Valeri Nepomnyashchiy, ish-trajner i Kamerunit dhe Tom Tomsk dhe Rinat Bilyaletdinov, ish-trajner i Rubinit, të gjithë e pranuan se paga e Mirlnd Dakut është e duhura, duke e vlerësuar lartë sulmuesin shqiptar.

Të ngjashme

Të fundit