Finalja e madhe e Kupës së Kosovës luhet sonte (22 maj), ku përballen Prishtina dhe Llapi në një përballje që pritet me shumë interes.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me fillim nga ora 20:00.

Në prag të kësaj sfide vendimtare, dy ish-lojtarë të Llapit, Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni, kanë shprehur përkrahjen e tyre për skuadrën nga Podujeva.

Ata kanë dërguar mesazhe motivuese për futbollistët llapjanë, duke u uruar triumf ndaj Prishtinës në këtë finale të rëndësishme