18.8 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Mirëpritet subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje

- Advertisement -

Në shtator të këtij viti Qeveria e Kosovës ndau 30 mijë euro për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa.

Përmes kësaj skeme synohet jo vetëm të ulet çmimi në fatura, por edhe të rriten gjasat për furnizim të rregullt me energji.

Andaj nga shtatori deri në mbylljen e afatit më 22 nëntor, aplikuan rreth 21 mijë konsumatorë.

Në një përgjigjje elektronike nga Ministria e Ekonomisë treguan edhe pajisjet të cilat janë subvencionuar.

“Afati për aplikim për pajisje ngrohëse efiçiente për konsumatorët familjarë( në sistemin E-Kosova) është mbyllur me datë 22.11.2023. Numri i aplikuesve ka qenë 20,581 aplikues. Pajisjet të cilat janë subvencionuar: Kaldaja me biomasë(dru, pelet, briket): 1052 aplikues. Stufa individuale me biomasë: 1190 aplikues. Pompa termike: 1808 aplikues. Kondicioner/ klimë(pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë): 16,531”, bëjnë të ditur nga ME-ja.

E një gjë e tillë u mirëprit nga qytetarët.

Ridvan Ramadani thotë se një subvnecionim të tillë nuk e kishte parë as jashtë vendit ku kishte jetuar kohë më parë.

“Me dru se rryma shtrenjt, nuk e di çfarë ndodh më vonë me gjendjen e rrymës andaj e di që me dru jam i sigurt 100% dhe të vazhdoj. Subvencionimi është shumë i mirëseardhur për qytetarët kush ka apliku dhe ka fitu urime sepse ajo është për ndihmesën e popullatës për 50% ose 40% kërkund në botë nuk ka se un kam jetu në Zvicërr e nuk ka ndodh me ta pagu kerkush”, thotë Ramadani.

Mirëpo pati edhe nga ata që nuk ishin të informuar.

“Jo nuk e ka pa, mendoj se duhet të dërgohen mesazhet përmes telefonit me i pa njerëzit pak më shpesh që me ditë njerëzit me u inform”, thekson qytetari Fatmir Muçolli.

Edhe ambientalisti Besnik Shabiu konisderon se një gjë e tillë është e duhur meqë përveq zvogëlimit të kostos së shpenzimeve ka reduktuar edhe ndotjen e mjedisit.

“Investimi i qeverisë dhe konkretisht i Ministrisë së Ekonomisë ka qenë i pritur nga qytetarët për shkak se përdorimi i pajisjeve për ngrohje efiçiente, në këtë rast klimave e kështu me rradhë natyrisht se e ka zvoglu koston e shpenzimeve edhe për qytetarët mirëpo në anën tjetër e ka reduktu edhe në aspektin e ndotjes së mjedisit për shkak që rryma e cila perdoret pra konsumi i energjisë është shumë më i vogel sepse janë pajisje të cilat i kanë plotësu standardet e BE-së dhe shpenzimet mujore janë shumë të vogla krahasim natyrisht me nxemjet me rrymë. Ky subvencionim ka me ndiku dhe natyrisht që trageti ka me qenë familjet pak më të varfëruara dhe kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme për ta”, u shpreh Shabiu.

Po ashtu, ekzekutivi është duke subvencionuar pajisje elektrike shtëpiake, si enëlarëse, rrobalarëse dhe frigoriferë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit