17.9 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Mirëpritet nisma e UP-së për themelimin e qendrës për studentët me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Universiteti i Prishtinës ka themeluar qendrën për studentët me nevoja të veqanta.

Kjo qendër ka për qëllim që të sigurojë një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse për të përmbushur nevojat e tyre, duke i fuqizuar të arrijnë potencialin e tyre në rrugëtimin arsimor.

Në kuadër të kësja nisme, u bë poashtu e ditur se janë trajnuar edhe zyrtarë për çështje të shërbimeve të studentëve të cilët do punojnë direkt me ata.

“Në kuadër të kësaj nisme, në çdo njësi akademike, janë trajnuar zyrtarë për çështje të shërbimeve të studentëve të cilët do punojnë direkt me studentët me nevoja të veçanta dhe do jenë pikë komunikuese mes njësisë akademike, studentëve dhe qendrës. Kjo nismë përputhet me vlerat thelbësore të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të UP-së, për të krijuar një mjedis arsimor që përqafon dhe feston aftësitë dhe kontributet unike të çdo individi”, është bërë e ditur nga UP-ja.

Një nismë e tillë u mirëprit nga njohës të fushës, derisa potencojnë se tashmë studentët me nevoja të veçanta do të ndihen të barabartë në shoqëri.

“Kjo është një nismë shumë e qëlluar, me përfshirjen e këtyre personave në jetën punuese dhe publike ndihmojmë që të ndihen të barabartë në shoqëri dhe përkohësisht dhe ua zgjidhim disa probleme personale dhe familjare. Me këtë hap ne atyre ju ndihmojmë që të mos jenë barrë tërësisht e familjes, por edhe të ndjejnë se janë persona të rëndësishëm në shoqëri dhe mund të kontribojnë në Kosovë”, thotë njohësi i arsimit, Ismet Potera.

Ndërkohë sociologu Bekim Selishta po këkron nga mësimdhënësit, të jenë më tolerant e mirëkuptues.

“Mësimdhënësit duhet të jenë të informuar çfarë përsona me aftësi të kufizuar do të kenë brenda grupit që me jau lehtu rrugen dhe detyrat e trajtimet të jenë të veqanta, sepse duhet të kenë parasysh që anën psikologjike nuk e kanë shumë të lehtë në raport me të tjerët sepse kanë pengesa dhe këtu duhet më i mirëkuptu dhe me i toleru sepse ne nuk kem kriju kushte të favorshme për këtë grup, mirëpo jo vetëm për këtë grup por edhe për fëmijët e vegjël që janë në karroca”, u shpreh Selishta.

Themelimin e kësaj qendre do ta mbështes financiarisht Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim UNDP.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit