Analisti Ilir Mirena, kritikoi PDK-në për mosprezencën e figurave kyçe nëpër protesta.
Ai tha se Albin Kurti gjithmonë ka qëndruar më ballë të protestave të VV-së, ndërsa në ato të rinisë së PDK-së nuk e sheh Hamzën apo figura tjera të partisë.
“Protesta e rinisë Demokratike sado që është e qëlluar, nuk e kanë peshën e njëjtë përderisa nuk i shohim krerët e partisë. Protestat e rinisë me figura që pak kush i njeh nuk çojnë peshë. Nuk e ka efektin e duhur nëse nuk e sheh Bedri Hamzën, Vlora Çitakun, Uran Ismailin…”, tha Mirena në Pressing.
“VV kur i ka bo protestat në ballë të tyre u kanë gjithmonë Albin Kurti”, tha ai.





