Analisti dhe gazetari Ilir Mirena ka thënë se nga mbrojtja që VV po i bënë Martin Berishajt, nënkuptohet se ai mund ta ketë financuar partinë e Albin Kurtit.
Ai, duke debatuar me analistët përballë, Sadri Ramabaja, ka thënë se VV e ka një zor të madh.
“Ju e keni një zor të madh që po e mbroni. Këtu është mafia energjetike, në dekadën e fundit kemi pasur një lobim të tmerrshëm kundër pavarësimit energjetik të Kosovës. Po del që dikah do pare kanë hyrë për atë lobin. Mbrojtja që po i bëhet Martin Berishajt, le me nënkuptu që ai e ka financu Vetëvendosjen”, ka thënë Mirena në emisionin Pressing.
Mirena ka deklaruar se Martin Berishaj po i mban të shantazhuar drejtuesit e VV-së, si rezultat i financimit që i ka bërë partisë.