Gazetari Ilir Mirena, ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka nevojë për armiq të ri.
Ai në “Pressing” të T7, tha se Osmani pa armiq nuk mund ta vazhdojë karrierën e saj politike.
Sipas tij, Albin Kurti, e ka braktisur Vjosa Osmani pasi më nuk e sheh të dobishme elektoralikisht.
Më tutje, ai ka thënë se Lista Guxo më nuk ekziston, për këtë edhe VV-ja nuk ka pranuar nënshkrim koalicioni me ta, por vetëm përfshirje në listë.
“Krejt intervistën e saj ajo kërkon armiq të ri për me vazhdu karrierën e saj politike. E ka kuptu që Albin Kurti e ka braktisë, edhe dorën zemër nuk i duhet më Albin Kurtit, vota nuk i sjellë – është presidente. Lista Guxo u shkapërderdh, nuk ekziston – qysh mundet me u thirr parti me dy veta”, ka thënë Mirena