8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Mirena, ushtarëve të FSK-së që fituan medalje në Birtani: Rrini atje se në kazerma nuk keni çka hani

- Advertisement -

Analisti Ilir Mirena ka komentuar suksesin e ushtarëve të FSK-së, të cilët kanë fituar medaljen e argjendtë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol”.

Ai i ka ftuar ushtarët në fjalë që të qëndrojnë për një kohë në Britani të Madhe, vendin ku është mbajtur gara, duke thënë se nëse kthehen nuk kanë ushqim në kazerma.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se kjo ka ndodhur pasi Qeveria Kurti i ka futur duart në ushqimin e FSK-së.

“Juve djema shume urime per kete sukses. Ama, rrini, shtyne edhe do dite n’Britani. Qeveria Kurti i ka rras durte edhe n’pasul t’juajin. Ka vjedh. E, tutna qe s’keni çka hani ne kazerma…😊”, ka shkruar Mirena.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit