22.3 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Mirena thotë se PDK e LDK s’duhet ta refuzojnë ftesën e Kurtit sepse VV-së i japin argument për t’i akuzuar si “bllokuese”

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë se refuzimi për të shkuar në takimin e thirrur nga Albin Kurti i jep argument Lëvizjes Vetëvendosje për të akuzuar partitë e tjera si “bllokuese”.

Albin Kurti ftoi në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Mirena ka shkruar në Facebook se “këto parti duhet të imponojnë ndryshimin e emrit të kandidatit për kryeparlamentar.

“Mendoj qe eshte gabim refuzimi per te shkuar ne takimin e thirrur nga Albin Kurti.  Vet fakti qe u detyru me iu ba ftese, eshte nje fitore e kembngulesise se partive te tjera politike ndaj kryeneqesise se Kurtit.  Ata qe u ftuan duhet te shkojne ne kete takim, te imponojn dhe ndrrojne emrin e kandidatit per kryeparlamentar, te zhbllokohet kjo situate, e pastaj le te vazhdojne t’i mbajne qendrimet e veta si deri me tash.  Refuzimi i jep argument VV’se per te akuzuar partite tjera si bllokuese te procesit te krijimit te institucioneve, dhe i jep kohe edhe disa jave Albin Kurtit me u tarahite me truproja e xhipa, dhe me vazhdu me ba aty ku t’mundet naj dallaver e keqpërdorim”, ka shkruar Mirena.

Të ngjashme

Të fundit