12.1 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Mirena: S’ka faj që i urren mediat Vjosa Osmani sepse ia kanë zbuluar skandalet

- Advertisement -

Analisti Ilir Mirena ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se nuk ka faj që i urren mediat sepse ia kanë zbuluar skandalet.

Mirena tutje i ka përmendur disa zbulime nga mediat për Osmanin, duke përmendur edhe banesën në Lagjen luksoze Marigona.

Postimi i plotë:

S’ka faj që i urren mediat Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj. S’ka faj sepse mediat ia kanë zbuluar publikut skandalet e tyre.

Mediat ia patën publikuar mashtrimin/vjedhjen me karburante, operimin në lukth, 300 euro rimbursim për Covid, përzënien e psikologes nga zyra për truprojet e vajzave të saj, dhënia turbo e shtetësisë për Martin Berishajn që mori qindra mijëra euro nga GEN’i në Beograd, një tender për dostin e babës, pasurimin marramendës – nga një banesë e vogël në shtëpia varg e vi në Lagjen luksoze Marigona – dështimin në përfaqësimin e shtetit e heshtjen e saj për sanksionet dhe izolimin e vendit nën qeverisjen Kurti, e deri te skandali më të cilin Osmani turpëroi shtetin e Kosovës në Aeroportin e Shkupit…etj., etj., se s’po më kujtohen më shumë…

Pra, janë mediat që kanë shpërfaqur cullak hipokrizinë e çiftit abuziv Osmani, e që na ka ra taksirati t’i kemi në postin më të lartë të shtetit.

Ama, sa me shumën që vjellin kundër mediave, dijeni që diku i kanë duart e përlyera nëpër skandale e keqpërdorime.

Kështu që, e kuptueshme urrejtja e saj/tyre për mediat…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit