Home Lajme Mirena publikon videon kur Kurti kundërshtonte marrëveshjen me Elektroseverin: “Po shumë ka rrejt”

Mirena publikon videon kur Kurti kundërshtonte marrëveshjen me Elektroseverin: “Po shumë ka rrejt”

0
Mirena publikon videon kur Kurti kundërshtonte marrëveshjen me Elektroseverin: “Po shumë ka rrejt”

Analisti i politikës, Ilir Mirena ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Elektroseverit dhe KEDS-it për rrymën në veri.

Mirena ka publikuar një video të kryeministrit Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë ku kundërshtonte pranimin e Elektroseverit.

Elektroseveri nuk duhet të pranohet kurrsesi dhe nëse KEDS-i nuk io mbledh faturat nëpër veri atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja dhe furnizimi.” – thoshte Kurti.

Ndërsa Mirena Kurti në mbishkrimin e kësaj video ka thënë se Kurti ka mashtruar.

Po shume ka rrejt e mashtru gjate jetes se vet ky njeri! Dhe vazhdon, me te njejten tempo, te rrej e te mashtroje… Perndryshe, sot Lajçaku njoftoi se “Elektroseveri” e ka nenshkruar kontraten per energjine me KEDS’in…” – ka shkruar Mirena në Facebook.

Exit mobile version