27 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Mirena: Protestuesit e sotshëm më dukeshin si luftëtarë të viteve ’30-’40 që protestonin për Stalinin

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Ilir Mirena e ka komentuar protestën e sotme kundër Asociacionit, në kohën sa ambasada amerikane mbante takimin për të gjetur mënyrat për themelimin e këtij mekanizmi.

Mirena, duke iu drejtuar kundër-debatuesit, profesorit Sadri Ramabaja, i cili ishte pjesë e protestës, e ka përgëzuar atë për aktivizmin e sotshëm.

Megjithatë, ka thënë se përkrahja ishte e zbehtë.

“Z. Ramabaja e përgëzoj që ka marrë pjesë. Është mirë, keni bërë thirrje me dalë në këtë protestë, vazhdoni me dalë, por përkrahja ishte shumë e zbehtë”, ka deklaruar ai.

Analisti ka ironizuar me protestën, duke thënë se protestuesit i dukeshin si luftëtarë të viteve 1930-’40 me ideologji komuniste, që sipas tij protestonin për Stalinin.

“M’u duk sikur do luftëtarë të viteve ’30-’40, asi të Spanjës me ideologji komuniste, që ende dalin protestojnë në vende komuniste. Protestojnë për Stalinin. E përgëzoj z. Ramabaja, vazhdo me këso protesta, sepse siç ka thënë Gandhi, njëherë të injorojnë, pastaj të përqeshin, por dikur s’kanë çare pa të pranu”, ka thënë Mirena.

Të ngjashme

Të fundit