20.6 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Mirena: Po get brenda VV-së janë nda nëpër banda njëburimore

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari, Ilir Mirena ka reaguar në lidhje me kompaninë Beni Dona, dhe pasi që pushteti i la FSK-në pa tender për ushqim.

Mirena ka treguar se kompania Beni Dona, ditëve të fundit ka fituar tender mbi 1 milion euro, dhe sipas tij është kontratë njëburimore për ndërtimin e Stacionit të Policisë në Zubin Potok.

Miren ka treguar edhe për tenderë të tjerë që ko kopani i ka marrë nga Qeveria e Kurtit, duke shtuar se brenda VV-së janë ndarë nëpër banda një burimore.

Postimi i plotë:

K’ta kane dal krejt prej kontrollit. Hyqymeti i Kurtit. Ju ka hy uji n’tana anet. Pasi e lane FSK per faqe te zeze pa ushqim, ju gjujten mediave se po e mbroni kompanin Beni Dona.

A kjo kompani s’po dijka çka me ba me gjithe ata tendere multimilionesh qe po i marrka po prej ketij pushteti.

Tenderin e fundit me negocim me vlere mbi 1 milione euro, pushteti ia paska dhane kompanise se Ragip Mustafes, Beni Dona. Krejt kjo keto dite.

Kontrata njeburimore qenka per me e ndertu Stacionin e Policise ne Zubin Potok. Kontrate nje burimore per me ndertu nje stacion policie!!!

Po kjo kompani ne nentor te vitit te kaluar eshte perzgjedhur dhe i eshte dhene kontrate 3 vjeqare per furnizim me ushqime per Policine e Kosoves. Vlera e kontrates multimilioneshe.

Po get brenda VV’se jane nda neper banda nje burimore, e edhe kompanite i kane nda mbi kete ndarje.

Salih Zyba, Dejona Mihali, Dimal Basha e do gjynaha te tjere qenkan ne terr informativ… Sen s’paskan ndi per tenderat e Beni Dones…

K’ta si budalla n’kos, hygjym me i sha mediat dhe gazetaret…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit