Ditën e djeshme, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Pjesë e kësaj seance ishin edhe familja Jashari.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci kishte publikuar një foto me kryefamiljarin Rifat Jashari.
Por, mbishkrimi i fotografisë kishte një huqje nga Mefi, pasi i njëjti kishte shkruar “Me bacën Adem” në vend të emrit që ka kryefamiljari.
Kjo është komentuar nga analisti, Ilir Mirena i cili ka ngritur një analogji (krahasim) mes deklaratës së pjesëmarrëses së BBVA, Olta Gixhari se “çka është Prekazi” dhe mbishkrimit të Bajqinovcit.
“More deputeti i VV’se, Mefail Bajqinovci, s’ka dite me e dallu Adem Jasharin prej Rifatit, e ju po e shani Olta Gixharrin qe s’po e din Prekazin…”, ka shkruar Mirena.