Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci kishte publikuar një foto me kryefamiljarin Rifat Jashari.
Kjo është komentuar nga analisti, Ilir Mirena i cili ka ngritur një analogji (krahasim) mes deklaratës së pjesëmarrëses së BBVA, Olta Gixhari se “çka është Prekazi” dhe mbishkrimit të Bajqinovcit.
Sipas Mirenës, në publik po shahet Gixhari, teksa deputeti i VV-së nuk ka ditur ta dallojë z.Rifat me Adem Jasharin.
“More deputeti i VV’se, Mefail Bajqinovci, s’ka dite me e dallu Adem Jasharin prej Rifatit, e ju po e shani Olta Gixharrin qe s’po e din Prekazin…”, ka shkruar Mirena.