23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Mirena për reagimin e Saranda Bogujevcit: Dikush ia ka shkru atë postim

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena ka thënë në “Pressing” në T7 se reagimi deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci ndaj një postimi të tij ku në fotografi shihej deputeti tjetër i VV-së Albin Kurti, ka qenë i pakuptueshëm dhe agresiv.

Madje Mirena ngriti dyshime se ky reagim I Bogujevcit ishte shkruar nga dikush tjetër.

“Nuk kam pasur idenë që kjo foto është bërë në shtëpinë e Saranda Bogujevcit, por edhe me pas qenë nuk lidhet me të. Përnime reagimi i Saranda Bogujevcit për mu ka qenë shumë i pakuptueshëm shumë I ashpër e agresiv, që më ka detyru me reagu me gjuhën e njëjtë.Në këto përplasjet që i kemi pasur me VV, jemi tregu të kujdesshëm e kurrë s’e kemi përfshi Bogujevcin. Nuk e di pse ka reagu ashtu, dikush besoj që e ka shty, dikush ia ka shkru atë postim. Ndoshta ndërlidhet edhe me këto skandalet e fundit…”, tha Mirena.

Të ngjashme

Të fundit