Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.
Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar pasi në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nuk figurojnë ish të burgosurit politik, përfshirë edhe Hydajet Hysenin, që deri sot ka qenë kryesues i këtij këshilli.
”Ku jane more k’ta pleqte e levizjeve ilegale e ish-t’burgosun politike qe jane pjese e VV’se? Gani Krasniqi, Avni Dehari, Hydajet Hyseni, etj… Asnje prej tyre s’qenka ne organet e zgjedhura te partise se Kurtit“, ka shkruar Mirena në Facebook.
Sipas tij Vetëvendosje ”i ka shfytëzuar mjaft këto figura”.
“Po get mo si duhen, boll i ka shfrytezu. Ky profil nuk sjell mo vota. Limona t’shtrydhun”, ka thënë ai.