Analisti Ilir Mirena ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Mirena ka thënë se opozita me një veprim e ka shpëtuar rendin tonë juridik.
Ai tutje ka thënë se opozitë mundesh me bo edhe pa metodat banditeske të VV-së, por sipas Mirenës këta e meritojnë të gjuhen me mjete të njëjta, gurë, gaz, veze, linqime.
Postimi i plotë i tij:
Kur po themi se sen s’po ban opozita qe një veprim i tyre i cili e shpëton rendin tone juridik.
Gjykata Kushtetuese e paska shpallur antikushtetues ligjin per Keshillin Prokurorial te Kosoves, te hartuar nga Albini e Albulena.
Ky ligj antikushtetues eshte derguar ne Gjykaten Kushtetuese nga PDK dhe LDK…
Pra, mundesh me ba opozite edhe pa metodat banditeske te VV’se, edhe pse keta e meritojne me gjuhen dhe mjetet e njejta me ua kthy – me gure, gaz, veze, linqime, pse jo edhe me nana siç beri dje Kujtim Shala…