21.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Mirena: Një ish-politikan më tha se vota e asambleistit në Prishtinë po shkon deri në 500 mijë euro

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena ndau një “bisedë” me një ish-politikan të cilit s’ia tha emrit, por që ky i fundit i ka thënë se gara në zgjedhjet lokale në Prishtinë do të jetë e fokusuar për asambelistë sepse “vota aty po shkon deri në 500 mijë euro”.

“Beteja për Prishtinës ka ma qenë pakompromis, për shkak se është kryeqytet dhe është biznesi kryesoer në këtë vend. E takova rastësisht një ditë një ish politikan në rrugë dhe dhe tu bë muhabet me të, më tha po përgatitemi – dhe, ma tha ashiqare – me bë një grup m’u bë asambleista në kuvend komunal të Prishtinës. Sepse një votë e asambleitistit, më tha, ka shku deri në 500 mijë euro.

Ajo tregon që lloj partije e individi ka me provu me e fut asambleist dhe kjo ka me qenë gara më e madhe. Sepse ne e kemi pa gjatë mandatit të Përparim Ramës çka ka ndodh për një votë qysh kanë dështu. Qito kandidatura që s’janë të ligës së parë, ata janë veç me futë asambleist brenda. Nuk janë për garë serioze ose për vend të parë”, tha Mirena në Pressing të T7.

Të ngjashme

Të fundit