Gazetari kosovar, Ilir Mirena, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.
Mirena ka thënë se më 5 korrik 1999, regjimi i Sllobodan Millosheviqit e kishte mbyllur Radio Televizionin e Prishtinës, derisa 33 vite më vonë, pikërisht në muajin e njejtë, Albin Kurti mbyll televizionin Klan Kosova.
Mirena ka thënë se s’do të bënte një krahasim të tillë, por s’ka shembuj të tjerë në Kosovës.
Reagimi i plotë:
– Me 5 korrik 1990 Sllobodan Millosheviqi kishte mbyllur Radio Televizionin e Prishtines.
– 33 vite me vone, ne muajin e njejte, më 28 korrik 2023, Albin Kurti mbyll televizionin Klan Kosova.
Nuk do ta kisha terhequr kete paralele, por nuk kemi shembuj te tjere ne Kosove…