Analisti Ilir Mirena ka dalë në mbrojtje të ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili po kritikohet për disa deklarata kërcënuese ndaj Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se ndonëse deklarata duket brutale, Klinaku nuk ka thënë se e ka në plan për ta eliminuar kryeministrin e Kosovës.
“Mos t’na kap histeria. E lexova deklaraten e Klinakut. Duket brutale, por s’paska thane se e ka n’plan me e heq fizikisht Albin Kurtin. Paska thane qe per atdhe e flijoje edhe Kurtin…”, ka shkruar ai, duke kujtuar kërcenimet e mëhershme ndaj kryeministrave.
“Thirrje direkt dhe perpjekje per vrasje kryeministrash kane qene psh keto “me vra Hashim Thaçin, nuk është krim, është akt çlirimi”, dhe tentim atentatet qe i jane ba Isa Mustafes duke ia sulmuar shtepine dhe veturen me te cilen ka udhetuar si kryeminister… Ama, atehere, s’na pat rrok histeria. Veç u zgerdhijshim…”, ka shkruar Mirena.