Në “Pressing” të T7, u diskutua për Faton Hajrizin, që autoritetet serbe thonë ta kenë vrarë.
Ilir Mirena, gazetar, ka thnëë se shteti është treguar neglizhent në rastin e Faton Hajrizit.
Sipas Mirenës nuk e kemi parë asnjë aksion të Policisë për ta kërkuar atë.
Ai ka shtuar se në mënyrë indirekte shteti është fajtor për rastin e tij, pasi thotë se e ka neglizhuar si rast.
“Këtu shteti jonë ka dështu, shteit jonë me qenë efikas sot Faton Hajrizi kish mundur me qenë gjallë, e me u kthy ose dyz, ose diku tjetër, burg sigurisë më të lartë. Atij i ka humbur jeta, fajtor indirekt ka qenë shteti jonë. Ka qenë tepër neglizhent, ka bë hajgare. Nuk kemi parë aksion të Policisë duke e kërkuar atë”, ka thënë Mirena.