Home Lajme Mirena: Mbështetja e madhe për UÇK-në i ka bashkuar horrat që iu ka ikur çasti historik

Mirena: Mbështetja e madhe për UÇK-në i ka bashkuar horrat që iu ka ikur çasti historik

0
Mirena: Mbështetja e madhe për UÇK-në i ka bashkuar horrat që iu ka ikur çasti historik

Analisti Ilir Mirena ka kritikuar ashpër ata që po e kritikojnë UÇK-në dhe ish-krerët e saj që po gjykohen në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mbështetja se madhe për UÇK-në i ka bashkuar frikacaket, të cilëve, sipas tij, iu ka ikur çasti historik.

Emri i UÇK-së, përkrahja mbarë popullore për ish-krerët e UÇK ’së që po gjykohen në Hage, tubimi më i madh në historinë e Kosovës, mbajtur më 2 prill, në mbështetje të tyre – i ka bashkuar të gjithë horrat, frikacakët që u ka ikur çasti historik, nipa e mbesa jugosllavësh, serbofilë, kodoshë e prostituta publike për t’i bërë luftën rilindjes së akronimit më të shenjtë për shqiptarët të Kosovës. Të vetëdijshëm se kjo ishte protestë edhe kundër regjimit të çoroditur të Albin Kurtit, tash e disa ditë të tillët nuk po e fshehin panikun, mllefin dhe urrejtjen nëpër debate televizive dhe rrjete sociale”, ka shkruar Mirena.

Sipas tij, UÇK-ja është e përhershme, kurse kritikuesit e saj janë të përkohshëm.

Ju kuptojmë në vuajtjet tuaja, por s’mund t’ju ndihmojmë. Fatmirësisht jeni të përkohshëm. Si bërlloku që mblidhet për një far kohë skaj rruge, e kur shërbimet komunale e largojnë, harrohet që ishte aty. Njësoj, edhe ju. Mbeteni vetëm një episod i shëmtuar i përditshmërisë sonë. Fatkeqësisht për juve, UÇK’ja, bashkë me ata që e krijuan dhe e udhëhoqën, mbesin të përjetshëm në historinë e Kosovës…”, ka shkruar Mirena.

Exit mobile version