Gazetari Ilir Mirena ka shkuar një status për politikanin që është kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.
Mirena ka kategorizuar tri premtime te Kurtit si tri genjshtrat e tij më interesante.
“Prej krejt jetes se tij te rrejshme, kujtojeni rrenen me interesante te Albin Kurtit.
Per mua, tri jane me kolosale”, ka shkruar Mirena.
Me tej, ai i ka numëruar dhe shpjeguar, sipas tij, genjeshtrat e Kurtit.
“E para ajo per bashkimin kombetar,
– Bashkimi kombetar? Bashkimi kombetar eshte fare i thjeshte dhe i lehte. E merr piken kufitare te Morines dhe e zhvendos ne Merdare, kaq!,
e dyta per dialog,
– Kush e ben Zajednicen eshte serbofil,
dhe e treta per politikat sociale,
– Le t’i levizim kembet sipas enderrave te te varferve…
Shkruajeni naj rren me interesante se k’to trija. Mos m’thoni qe s’po ju kujtohet asnje…” – ka shkruar Mirena.