Analisti Ilir Mirena e sheh si “shenjë të mirë” daljen e qytetarëve në tubimet elektorale të opozitës.
Ai përmendi daljen e qytetarëve në tubimet e opozitës, në veçanti takimin e Abdixhikut me biznesmenët kryesor në vend.
“Rezultatet nuk i dim, mirëpo nuk ka më pas qare pa pas rezultat se gjithë ata njerëz që po dalin në tubime të partive opozitare, nëpër salla të sporteve, nëpër shtëpija, në rrugë e tubime. Ata po dalin publikisht”, tha ai në Pressing, duke parashikuar suksesin e opozitës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Lumir Abdixhiku e ka pas një tubim me 150 biznesmenë të Kosovës, bizneset kryesore. Nuk është pak me i shku 150 biznesmenë publikisht me i marrë pjesë në një tubim elektoral”, shtoi Mirena.
“Kjo për mua është shenjë e mirë”, tha Mirena.