Home Lajme Mirena e kritikon Sulstarovën e VV-së: Një katravec nga Tirana

Mirena e kritikon Sulstarovën e VV-së: Një katravec nga Tirana

0
Mirena e kritikon Sulstarovën e VV-së: Një katravec nga Tirana

Ilir Mirena, analist, i ka reaguar Enis Sulstarovës, aktivist i VV-së nga Tirana, i cili deklaroi se Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, ka qenë UÇK vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Në fakt, Mirena e ka quajtur kastravec Sulstarovën, që është aktivist i afërt me Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës e kryetar i LVV-së.

“Qe nje kastravec i VV’se nga Tirana. 20 vjeçar ke qene atehere, kush ta ka ndalu me ardh ne UÇK, siç kane ardh plote te tjere nga Shqiperia…” – shkroi Mirena.

Ndryshe, avokati i Hashim Thaçit, Gregory Koehe, gjatë shpalosjes së fjalës së tij hyrëse tregoi edhe pse Thaçi sipas tij nuk kishte pasur ndikim te komandantët e zonave.

“Z. Thaçi ishte përzgjedhur udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Nuk kishte kontroll atëherë mbi UÇK-në. Hashim Thaçi nuk mund ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë pa pëlqimin e komandantëve të zonave… Ky fakt mjafton (për të treguar) se nuk ka pasur strukturë komanduese apo kontrolluese nga Hashim Thaçi. Ai nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në, dhe as pushtetin përfundimtar mbi UÇK-në.” – argumentoi ai.

Fatkeqësisht, fjalët e z. Koehe dhe të avokatëve tjerë mbrojtës duket se janë dredhuar në atë mënyrë që të ndërtojnë një narracion të ri nga përkrahësit e kryeministrit Kurti.

“Thaçi ka qenë UÇK vetëm gjatë fushatave zgjedhore!” – tha aktivisti i shquar i VV-së, z. Enis Sulstarova.

Exit mobile version