Edon Zhegrova prej se u transferua te Juventusi, ende nuk po ka hapsirat e duhura në fushën e blertë.
Por skuadra italiane në vazhdimësi po krenohet me paraqitjet e tij gjatë stërvitjeve, shkruan IO.
Në faqen zyrtare në Instagram, Juventusi ka publikuar një video të sulmuesit kosovar duke bërë akrobacione me top.
”Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, shkruhet krahas videos së publikuar.






