Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një cicërime në twitter, ka njoftuar se Ushtria e Ukrainës është furnizuar me armët anti-tank “NLAW”.
Gjithashtu, me këtë njoftim i çohet një mesazh ushtrisë së Rusisë — “Mirë se vini në ferr”.
“Forcat e Armatosura tokësore të Ukrainës raportojnë: Batalionet e Mbrojtjes Territoriale të Kievit morën NLAW. Mirë se vini në ferr”, shkruan në Twitter.